Kritikė
  Vepra     Botime tė reja     Nga shtypi     Intervista     Ese     Debate     Franēais     Deutsch     English     Ekspozita e poezisė     Kontakti     Copyright     Biografia  
Sabri Hamiti
Agim Vinca
Selatin Novosella
Rrahim Sadiku
Rrahim Sadiku
Arian Leka
Ibrahim Kelemendi
Muharrem Blakaj
Ismet Rashiti
Sylejman Salihu
Bedri Dedja
Sadik TAFARSHIKUN
Ibrahim Rugova
Bashkim Shehu
Ardian Christian Kyēyku
Ndue Sinishtaj
Nezir Sefaj
Vaxhid Xhelili
Xhemal Ahmeti
Isuf Sherifi
Hajdin Abazi
Riat Ajazaj
Vehbi Bajrami
Bujar Salihu
Njohje
Indeksi:
aktuale

Poezia e poetėve shqiptarė nė Zvicėr

Hyrje me disa mendime mbi depërtimin, njohjen si dhe vlerat e poezisë që krijohen nga poetët shqiptarë në Zvicër
Një pjesë e poetëve shqiptarë, kanë bërë dhe bëjnë përpjekje të vazhdueshme individuale apo në grupe të vogla, të lidhen me krijuesit dhe lexuesit vendas, përmes krijimtarisë artistike apo mbrëmje të përbashkëta letrare. Disa krijuesë, tashmë, janë edhe anëtarë të shoqatave letrare në Zvicër. Ka autorë që kanë botuar libra të veçantë në gjuhën gjermane, italiane apo franceze. Ata kanë zgjuar interesim të dukshëm. Para një kohe, poezia shqipe që krijohet në Zvicër, në një antologji krijuesish në gjuhën gjermane, u paraqit si letërsia e pestë në këtë shtet. Me sa dihet disa libra të veçantë të krijuesve shqiptarë, apo në bashkautorësi me krijuesit zviceranë, janë në proces botimi, dhe do të publikohen. Në raport me numurin e krijuesve shqiptarë që krijojnë në Zvicër dhe nevojën e letësisë shqipe për njohje e “integrim”, kjo është tepër, tepër pak!
Tashmë, pranohet nga të gjithë, se nga poetët shqiptarë në Zvicër krijohen vlera artistike. Në fillim të këtij shekulli, prurjet më të mira artistike në poezi kanë qenë në vitet 2001 dhe 2002. Ndërsa, në këtë vit, ka pasur më pak prurje nga ana cilësore dhe sasiore. Për të folur më detalisht duhet më shumë vend. Por mund të them se poezinë që krijohet nga poetët shqiptarë në këtë shtet, e karakterizon tradita e poezisë shqipe me prurje të reja artistike të mbështetura mbi simbole dhe mbi një paraqitje moderne poetike.
Ka poetë që kanë arritur të lidhin në mënyrë artistike mallin e personazhit lirikë për gjënë „e humbur“, të djegur etje për diell, me një pikëllim e trishtim të brendshëm poetik. Ambienti këtu është ekstra urban, modern, i sofistikuar, ku, për shembull, malli për vendlindje nuk njihet! Ky mall shpirëtor i krijuesit-njeriut ballkanas, kur përplaset me vitrinat fantastike të ndriçuara nga dielli i Alpeve dhe nga neonët nëpër qytetet e mrekullueshme, dhe me habinë e dëgjuesve apo lexuesve vendas, kuptohet vetëm si një metaforë, si një simbol, si një dhembje shpirtërore për humbjen, mospasjen! Mendoj se ky dimension do të trajtohet edhe më në poezinë e poetëve shqiptarë, dhe pikërisht si një shprehje për humbje të ndieshme shpirtërore. Humbjet dhe heshtjet artistike kanë krijuar vepra të mëdha! Varet sa janë të aftë krijuesit t’i paraqesin ato me mjetet dhe fantazinë që kanë ata. Fundja ky është dimension i përbotshëm jo vetëm i poezisë, dimension që nuk shuhet që prej lindjes së saj.
Nga librat e poetëve shqiptarë në Zvicër, mund të shihet më në fund, disa nga ata e kanë kuptuar se diçka nga brenda., më e thellë, mund të nxirret në sipërfaqe. Dhe, duhet të nxirret e plotë, e dhembshme, e trishtë dhe e bukur. E bukura, e thjeshta, e dhembshmja dhe e plota, pranohet dhe shijohet lehtë nga gjithkush. Në radhë të parë pranohet si vlerë universale nga krijuesit dhe lexuesit e tyre, në cilindo gjuhë qoftë e shprehur ajo.