Biografia
  Vepra     Botime tė reja     Nga shtypi     Intervista     Kritikė     Ese     Debate     Franēais     Deutsch     English     Ekspozita e poezisė     Kontakti     Copyright  
Indeksi:
aktuale

Shėnime pėr autorin


Mustafë XHEMAILI u lind më 19 shtator 1954 në Shkup. Shkollën fillore e kreu në katundin Komogllavë, ndërsa gjimnazin në Ferizaj. Mbaroi Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Për shkak të veprimtarisë politike për çlirimin e Kosovës nga Serbia, i ndjekur nga policia, në fillim të vitit 1984, u detyrua ta lëshojë Kosovën dhe të strehohej në Zvicër, ku edhe sot jeton bashkë me gruan dhe tre fëmijë.


M. Xhemaili nga V. Blakēori


Nga viti 1976 e deri në fillim të vitit 1983 punoi gazetar, moderator, dokumentarist-fejtonist, skenarist dhe realizator në Televizionin e Prishtinës, ndërsa gjatë vitit 1983 gazetar në të përditshmen «Rilindja» të Prishtinës. Vazhdimisht bashkëpunoi si kolumnist, publicist dhe fejtonist me shumë revista dhe gazeta që dilnin dhe dalin në Kosovë. Gjatë viteve 1984-1991, ishte redaktor dhe kryeredaktor i revistës së mirënjohur „Zëri i Kosovës», në Zvicër, ndërsa gjatë viteve 2000-2001, kryeredaktor i revistës «Ekskluzive» në Cyrih-Prishtinë-Tiranë.

Deri tash botoi: «Netëve të verës», poezi «Rilindja» në Prishtinë, 1982 «Fusha e plagosur», poezi «Naim Frashri» në Tiranë, 1993
“Sëmundjet e botës”, poezi “Dukagjini” e Pejës, 2001
“Banon ëndrra në syrin tim”, poezi, rrëfenja, recital për fëmijë, «Zgjimi» Ferizaj, 2002
«Dorëshkrimi nga dheu», poezi-dokument, «Rozafa» Prishtinë, 2003
Hysen Tërpeza-një legjendë për Kosovën”,(monografi-publicistikë) MKRSdçj në Prishtinë, 2004
«Arkitektura e stinëve», në gjuhën gjermane, në bashkautorësi, «Kuarteti poetik», “Prokultura”, Prishtinë, 2004.
“Ankthi i shkrimit”, (libër publicistik mbi kulturën) MKRSdçj në Prishtinë, 2005
Përveç në disa antologji në gjuhën shqipe, poezitë e M. Xhemailit janë të përkthyera e të përfaqësuara në disa antologji dhe revista në gjuhën gjermane, italiane dhe rumune.