|
Skulptorja zvicerane, Sabine Burla-Lichtenegger, është e lindur në vitin 1953. Në qarqet kulturore zvicerane dhe shqiptare ajo njihet si Piktorja poetike. Me profesion skulptore por punon edhe gurgëdhendëse dhe e njeh mirë kaligrafinë. Bashkë me burrin dhe tre fëmijë ajo jeton, punon e krijon në qytetin e vogël Murten, i cili shtrihet buzë liqenit të kaltër alpin.
|
 |

Sabine Burla
|
|
|
Ka hapur shumë ekspozita kolektive por edhe individuale. Quhet edhe Piktorja poetike, për shkak se poezitë e dy gjuhëve shqip dhe gjermanisht, i përcjellë me ilustrime në formate të mëdha në letër si dhe në gurgëdhendje. Ajo bënë një gërshetim të tekstit dhe pikturës të lidhur bukur, duke përdorur ngjyrat dhe format që krijojnë një harmoni shkronjash dhe vizatimesh qoftë në letër apo në gur. Ajo, në këtë mënyrë, deri tash ka ekspozuar poezitë e Mustafë Xhemailit, Vaxhid Xhelilit, Isuf Sherifit, Ali Podrimjes, Ndue Sinishtajt etj. Gjithmonë paraqitjet artistike të skulptores Sabine Burla, kanë qenë një freski dhe risi artistike, që janë mirëpritur nga vizitorë të shumtë, dashamirë të artit si nga zviceranët poshashtu edhe nga komuniteti shqiptar në shtetin helvetik. Në këtë paraqitje të saj po publikojmë punime nga krijimtaria e Mustafë Xhemailit, nga tri ekspozita të poezisë, të cilat i hapi në Murten dhe Kallnah, në formën e vizatimeve dhe në gurgëdhendje. |
|